Britaniku Jenson Button, kampion i botes ne vitin 2009, beri te ditur te enjten se do t’i jape fund karrieres si pilot i Formula 1, te dielen pas gares per Cmimin e Madh ne Abu Dhabi, gara e fundit e sezonit.
“Jam menduar shume se kjo do te jete gara ime e fundit”, deklaroi Button, pilot i McLaren, ne nje konference shtypi.
Kjo do te jete gara e tij e 305-te ne Cmimet e medha te Formula 1, qe nga prezantimi i tij i pare ne Australi ne fillim te vitit 2000, me nje Williams me motor BMW.
“Mendoj se kjo eshte zgjedhja me e mire qe mund te beja”, theksoi Button, duke spjeguar: “jane 28 vjet qe une jam i pranishem ne sportin e automobilizmit, pra eshte nje udhetim i gjate…”



