VAR-i në Superiore, Jareci: Ishte viti i parë, ka pasur edhe situata të ndërlikuara

VAR-i në Superiore, Jareci: Ishte viti i parë, ka pasur edhe situata të ndërlikuara

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik në Shqipëri që nis pas pak ditësh, FSHF njofton se ka organizuar një takim me kapitenët, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore”. Në qendër të diskutimeve të takimit, që u zhvillua nga Sektori i Arbitrimit në bashkëpunim me Departamentin e Garave në FSHF, ishte ecuria e sistemit VAR, që u vendos për herë të parë sezonin e kaluar në kampionatin elitar shqiptar.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, duke bërë një analizë të sezonit të kaluar theksoi se është punuar shumë me arbitrat që në momentet e ndërhyrjes së sistemit VAR gjatë një ndeshjeje të shmangen vonesat. Kjo për arsye se sezonin debutues janë vënë re momente vonesash gjate ndërhyrjes, gjë që ka ulur ritmin e ndeshjes.

Për këtë arsye kemi pasur një trajnim me ekspertë të FIFA-s dhe shpresojmë shumë që të jemi përmirësuar në këtë drejtim. Ishte viti i parë dhe normalisht që situata të ndërlikuara ka pasur, por ja kemi dale në mënyrën më të mirë. Gjatë sezonit të kaluar të ‘Abissnet Superiore’ kemi pasur 59 rishikime në fushë, 52 kthime vendimi, 7 konfirmime vendimi dhe nga totali prej 190 ndeshjesh sezonin e shkuar nga sistemi VAR ka pasur 459 ndërhyrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy