
Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës së Laçit. Drejtuesit e kurbinasve kanë zgjedhur një ekspert për pankinën, pas vështirësive të shumta në këtë fillim kampionati.
Rezultatet aspak pozitive, sollën largimin e malazezit Vukicevic nga drejtimi i bardhezinjve. Ndonëse skuadra u rikthye te fitoret nën urdhrat e Sero Nokës, në klub kanë vendosur t’i besojnë eksperiencës së Josës për vazhdimin e sezonit.
“Zyrtare: Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën. Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë. Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mireli”, shkruan klubi i Laçit.



