Atletico insiston për Lautaro Martinez

Atletico insiston për Lautaro Martinez

 Objektivat  shumë herë i kanë detyruar ekipet me emër të rikthehen tek interesi për lojtarët e njohur .

Si shumë raste të tjera , edhe Atletico Madridi po insiston për të transferuar Lautaro Martinezin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pasi Diego Simeone e ka ndjekur që në periudhën kur bënte pjesë tek Racing Avellaneda në kampionatin argjentinas.

Largimet e mundshme të Luis Suarezit apo Joao Felix detyrojnë drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të mos humbasin kohë dhe të japin maksimumin për një zëvëndësues që do të mund ti bëjë mirë detyrat që i caktohen nga ‘’ El Cholo “ .

Kontrata e 24 vjeçarit mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2026-tës  por akoma nuk e ka të garantuar qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe duke iu referuar këtij fakti , kryeqytetasit duan ti japin kënaqësinë e të provuarit të La Ligas, ndër pesë kampionatet më të famshëm të Europës .

Sigurisht nëse uruguajani dhe portugezi do ti japin lamtumirën madrilenëve , mungesa e tyre do të ndihej  por duke qenë se kjo skuadër kërkon përmirësimin e vazhdueshëm, ndërhyrja e menjëhershme konsiderohet e domosdoshme.

  Të qënit kompetitive për shumë sezone me rradhë e lartëson figurën e Diego Simeones i cili me strategjitë e tij ka gëzuar mijëra tifozë të Atleticos dhe njëkohësisht ka fituar respektin e çdo komponenti të klubit dhe me meritë është shëndërruar në trainerin më të mirë në historinë e kësaj skuadre.

Një tjetër avantazh për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është aspekti ekonomik i zikaltërve të cilët e vlerësojnë me rreth  70 milionë euro kartonin e Lautaro Martinezit dhe shitjet e Luis Suazrezit dhe Joao Felix mund ti japin përparësi transferimit të yllit të Interit në La Liga , një kampionat shumë tundues për lojtarët e njohur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy