
U hodh këtë të mërkurë, shorti i Kupës së Shqipërisë, për fazën çerekfinale, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Nuk mungojnë sfidat interesante, ku përballë do të jenë vetëm ekipe të Superiore.
Shorti, vendosi përballë Vllazninë me Erzenin, ndërsa Tirana luan me Teutën. Spikat edhe Laçi-Egnatia, apo edhe çifti tjetër Kukësi-Partizani.
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars.
Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Laçi – Egnatia 20/21.02.2024
Teuta – Tirana 20/21.02.2024
Kukësi – Partizani 20/21.02.2024
Erzeni – Vllaznia 20/21.02.2024
Ndeshjet e kthimit:
Egnatia – Laçi 05/06.03.2024
Tirana – Teuta 05/06.03.2024
Partizani – Kukësi 05/06.03.2024
Vllaznia – Erzeni 05/06.03.2024



