Atletico ndjek  Di Marian

Atletico ndjek Di Marian

 1 korriku i 2022-shit do të shënojë përfundimin e kontratës të shumë lojtarëve të njohur me skuadrat e tyre respektive . Ky fakt është një arsye potente për shumë skuadra të elitës për ti afruar  në gjirin e tyre  me objektivin e fuqizimit të reparteve në të cilat kanë çaluar deri në këto momente .

Fituesi i La Ligas  Atletico Madridi i është vënë pas Angel Di Marias  që shijoi një periudhë të veçante verën e kaluar duke fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën pas një goli spektakolar që mbajti firmën e tij , kombetare e cila prej shumë vitesh vuante për  trofe të rëndësishëm .

33 vjeçari s’ka mundur të shtrëngojë përsëri duart me drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ për rinovimin e kontratës dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ të drejtuar nga Diego Simeone duan që të përfitojnë sepse Angel Di Maria është një lojtar që mund ti japë shumë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në të ardhmen .

Interesi i kryeqytetasve interpretohet edhe si një rikthim i mundshëm i ‘’ El Fideos ‘’ në La Liga , aty ku shkëlqeu me  Real Madridin  dhe më pas provoi Premier Leaguen tek një ndër peshat e rënda  siç është Manchester United .

  Sezoni aktual është i 7-ti në kryeqytetin francez , tek një skuadër me të cilën ka arritur të jetë protagonist në çdo kompeticion përveç Champions Leagues , trofe që akoma nuk ka mundur ta fitojë . 

Pa dyshim që sulmuesi nga Rosario është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e parizienëve dhe ‘’ El Cholo ‘’ dëshiron ta vërë nën urdhërat e tij sepse natyrisht kërkon të vijojë rrugën e suksesit me Atleticon që ndërpreu dominimin shumëvjeçar të Barcelonës dhe Real Madridit në Primera Division .

Në këtë histori Atletico do të dilte i fituar sepse Angel Di Maria mund ti krijojë variante të shumta skemave të bashkombasit të tij në repartin e avancuar i cili me një figurë të tillë sigurisht do trembte më tepër çdo kundërshtar  .

9 ndeshje , 2 gola dhe 3 asiste janë statistikat e arritura nga  lojtari i lindur në Rosario gjatë sezonit aktual dhe javët vijuese do të na japin një verdikt më të qartë se në cilin ekip do të vendosë ta vijojë karrierën .  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy