Pritet të largohet nga Dortmundi, klubi europian nis bisedimet për Haaland

Pritet të largohet nga Dortmundi, klubi europian nis bisedimet për Haaland

Erling Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe interesimet për të nuk mungojnë. Real Madrid e ndjek prej kohësh, por e ardhmja e norvegjezit pritet të jetë te PSG.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtori i PSG, Leonardo ka nisur bisedimet me agjentin e Haaland, Mino Raiola.

Parisi me shumë mundësi në fund të sezonit do të humbasë Kylian Mbappe, i cili pritet të kalojë te Reali dhe për këtë arsye, francezët po mendojnë të marrin në skuadër një tjetër talent siç është Haaland.

Në kontratën e sulmuesit norvegjez ekziston një klauzolë prej 75 milionë eurosh, që e lë të lirë Haalandin dhe PSG është e gatshme të paguajë këtë shifër për ta marrë në skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy