Real Madridi  shënjestron Rudiger

Real Madridi shënjestron Rudiger

 Largimet e Raphael Varanes dhe Sergio Ramos  i kanë lënë në dispozicion Carlo Ancelottit vetëm katër mbrojtës , shifër jo e mjaftueshme për të përballuar sezonin . Për këtë arsye traineri italian ka nisur lëvizjet dhe ndër të pëlqyerit është Antonio Rudiger.   

Gjermani ishte një ndër pikat referuese tek  londinezët gjatë sezonit të kaluar në të cilin fituan për të dytën herë në histori trofeun e Champions Leagues në një finale tipike angleze kundër Manchester City-t.

Megjithatë  dëshira e ishi-t të Milanit për transferimin e   28 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të jetë shumë e vështirë për tu realizuar sepse  Antonio Rudiger është në negociata e sipër me  drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për zgjatjen e kontratës  e cila finalizon në 30 qershorin e 2022-shit .  Megjithatë fakti se palët akoma nuk kanë arritur në një fund të lumtur i mban me shpresa ‘’ Los Blancos ‘’ për  arritjen e qëllimit  .

Puna e shkëlqyer nën drejtimin e Thomas Tuchel ia ka ngritur shumë vlerat Antonio Rudiger  dhe Real Madridi e konsideron  një opsion të vlefshëm  përpara vështirësisë për të firmosur me  objektivat kryesorë si Jules Kounde dhe Pau Torres .  

34 ndeshjet me  Chelsean dhanë për të kuptuar rëndësinë e  lojtarit të lindur në Berlin  në skemat e bashkombasit të tij dhe duke iu referuar sukseseve të arritura  në ditët vijuese pritet përgjigjja e drejtuesve  të 6 herë kampionëve të Premier Leagues në lidhje me të ardhmen e pilarit të repartit mbrojtës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy