Stefa: Spanja dhe Italia na rikthyen dashurinë për futbollin

Stefa: Spanja dhe Italia na rikthyen dashurinë për futbollin

Gazetari i sportit, Gjergji Stefa në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se Itali-Spanjë pritet që të jetë një ndeshje që do të dhurojë spektakël. Stefa gjithashtu tha se me besimin që i dhanë lojtarëve të rinj, këto dy kombëtare ishin shembull për të tjerët në këtë Europian. Ai shtoi më tej se në gjysmëfinale janë kombëtare me 3 kampionatet më të mëdha në Europë.

“Spanja e hapi ciklin me Italinë në 2008 dhe gjithashtu e mbylli me ta në 2012. Ndeshja Spanjë-Itali është shumë e bukur. Italia dhe Spanja kanë rikthyer dashurinë në futboll. Spanja nuk ka qenë favorite për të ardhur deri këtu. Italia është skuadra më e bukur e Europianit. Kur shikoj Pedrin te skuadra e Enrique, them se Spanja dhe Italia i dhanë shembull kombëtareve të mëdha. Erdhën deri këtu me sakrifica dhe mund. Spanja pavarësisht rezultateve, ka bërë lojë të mirë. Nuk bëri kompromis me fodullizmin. Në gjysmëfinale luan Serie A, La Liga dhe Premier League. Italia është e gjitha Serie A. Rritja e numrit të golave në kampionatin italian, ka bërë që të bëhen më sulmuese. Kjo ka sjellë gola edhe në kombëtare. Unë dua të shikoj cili kampionat do të fitojë në fund. Në letër janë aty-aty.”, tha Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy