Vazhdon kriza e rezultateve te Vllaznia. Shkodranët regjistruan humbjen e radhës në kampionat.
Laçi mposhti kuqeblutë me rezultatin 2-0, falë golave të Saliou Guindo në pjesën e parë.
Fitore shumë e rëndësishme për bardhezinjtë, që shkojnë në kuotën e 33 pikëve dhe mbajnë vendin e tetë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e pestë me 37 pikë.
Pak qetësi te skuadra kurbinase, që gjithashtu po kalonte një krizë të madhe rezultatet.



