Është hedhur sot në orën 17:30 shorti për fazën ‘play-off’ të Nation League me synimin për të shpallur edhe ekipin fitues të sezonit të dytë. Katër skuadra Italia, Belgjika, Spanja dhe Franca kanë njohur kundërshtarët respektivë.
Kështu me datë 6 tetor të vitit të ardhshëm në San Siro do të luhet Itali-Spanjë, ndërsa me 7 tetor gjysmëfinalja tjetër Belgjikë-Francë në ‘Allianz Stadium’. Finalja e madhe është caktuar të luhet me 10 tetor.
6 tetor/ Itali-Spanjë “San Siro”
7 tetor/ Belgjikë-Francë “Allianz Stadium”



