Chelsea, ofensivë për Maignan

Chelsea, ofensivë për Maignan

Rindërtimi i Chelseat gjatë merkatos së verës sigurisht do të fillojë nga porta.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk po e gjejnë dot rrugën drejt suksesit, pavarësisht investimit të konsiderueshëm të Todd Boehly-t.

Mike Maignan është bërë pjesë e projektit të kryeqytetasve, kryefjala e të cilit është rikthimi tek titujt.

Edhe pse Robert Sanchez ka patur një ecuri për tu duartrokitur, traineri Mauricio Pochettino kërkon të sigurohet duke qenë se sezoni vijues do të jetë shumë i gjatë.

28 vjeçari u transferua nga Lilla tek Milani në verën e 2021-shit, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e 2026-tës.

Mirëpo, tentativat e drejtuesve të ‘’ Djallit ‘’ vijojnë në lidhje me zgjatjen e saj, e cila parashikohet deri në 2028-tën.

Natyrisht, pritet që Chelsea të jetë një ndër protagonistët gjatë merkatos, skuadër shumë larg asaj të së kaluarës, e cila çuditërisht ka mbetur edhe jashtë Europës.

Numri një i ish fituesve të Champions Leagues po përgatiit një ofertë për Mike Maignan, i cili po zhvillon sezonin e tretë me gjigandët e Italisë dhe Europës, portier që ka zhvilluar 33 sfida dhe ka pësuar 43 gola.

S’përjashtohet edhe interesi i Real Madridit dhe nëse do të rezultojë kështu, sigurisht do të shëndërrohej në një duel titanësh dhe do ta vinte në vështirësi arritjen e objektivit nga anglezët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy