
Duke qenë se e ardhmja e Kvicha Kvaratskhelias në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ vijon në pikpyetje, drejtuesit e Napolit kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e tij.
Gjeorgjiani po e rikonfirmon në çdo sfidë rëndësinë në 3-5-2 shin e Antonio Contes, trainer falë të cilit italianët po ecin me ritmin e duhur në Serinë A.
I zgjedhuri i ishi-t të Juventusit është Alejandro Garnacho, një lojtar tejet i talentuar i cili e ka treguar tek Manchester United se mund të bëjë diferencën.

Aurelio Di Laurentis tashmë ka filluar ti vërë pikat mbi i dhe ka ofruar fillimisht 50 milionë euro për spanjollin, shumë i aftë në triblime, i shpejtë dhe gjithashtu efikas në finalizim.
Traineri i Manchester United Ruben Amorim së fundmi ka patur disa mosmarrëveshje me madrilenin dhe ky fakt i avantazhon disi ‘’ Il Partenopei ‘’.
Duhet theksuar se 20 vjeçari është një ndër më premtuesit të dalë nga akademia e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe shumë shpejt ka arritur ti ngjisë shkallët drejt suksesit.
Gjithsesi, në ditet vijuese pritet një reagim nga ana e drejtuesve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues pavarësisht peripecive të kohëve të fundit, të cilat konsiderohen normale në futboll.
Ndërkohë, bardhekaltërit aspirojnë të vijojnë në kompetitivë, sidomos në kampionatin italian, kryesues momentalë me 4 pikë diferencë nga Interi dhe Atalanta, pas 20 sfidave të zhvilluara.



