
Shpërthimi i Fermin Lopez me Barcelonën nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e një ekipi shumë të famshëm.
Flitet për Manchester United, ndër më të pasurit e botës, tek i cili ka filluar tashmë një revolucion.
Merkatoja e kësaj vere po i shërben ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ për tu ringritur në çdo aspekt dhe presidentët Joel dhe Avram Glazer thuhet se do të ofrojnë rreth 70 milionë euro për spanjollin.
Nëse i referohemi aspektit ekonomik anglezët bëjnë dukshëm diferencën dhe tentativa e tyre është pasuar me disa reagime.
Një ndër to është edhe ai i ish mbrojtësit dhe njëkohësisht emblemës Rio Ferdinand i cili e ka mbështetur këtë ide duke qenë se e ka ndjekur me kujdes progresin e 22 vjeçarit.
Karakteri kompetitiv, teknika e lartë dhe cilësitë e treguara në fushën e lojës demostrojnë se bëhet fjalë për një element premtues i cili mund ti japë zgjidhje shumë situatave në ofensivën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.
Ndërkohë reagimi i drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ ka qenë i menjëhershëm duke qenë se Fermin Lopez është shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Hansi Flick por duhet shtuar se situata jo e mirë në aspektin ekonomik i detyron të analizojnë çdo ofertë për komponentët në përbërje.
Javët vijuese do ti japin zgjidhje kësaj tentative por duhet shtuar se një kalim i mundshëm i Fermin Lopez në ‘’ Old Trafford ‘’ do ta ndryshonte krejtësisht karrierën e tij në aspektin ekonomik duke mos e përjashtuar edhe atë sportiv.



