Shorti i Botërorit 2022 / Shqipëria në grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë (VIDEO)

Shorti i Botërorit 2022 / Shqipëria në grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur sot kundërshtarët e raundit kualifikues të Kupës së Botës, Katar 2022. 

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja është shortuar në grupin I ku si kundërshtarë do të ketë Angli, Poloni, Hungari, Andorra dhe San Marino.

Në një grup të vështirë siç është “B” është shortuar  Kosova, që do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 për zonën europiane do të nisin në muajin mars.

Takimi i parë kualifikues do të luhet më 24 mars 2021.

Ndarja e grupeve:

Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda e Veriut, Luksemburg, Azerbajxhan

Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë

Grupi C: Itali, Zvicër, Irlandë, Bullgari, Lituani

Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje Hercegovinë, Kazakistan

Grupi E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusia, Estonia

Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faraoe, Moldavi

Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gibraltar

Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë

Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino

Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy