Juventus dhe Bayern Munchen, sfidë për Milan Skriniar

Juventus dhe Bayern Munchen, sfidë për Milan Skriniar

Në vitet e fundit Milan Skriniar ka rezultuar një ndër më të mirët e Europës.

Mbrojtësi fillimisht tregoi vlerat në rradhët e Interit dhe më pas tek Paris St Germain, skuadër me të cilën ka zhvilluar sezonin e parë.

Sllovaku tashmë është përfshirë në listën e Juventusit dhe Bayern Munchenit, dy klube me shumë famë dhe potentë në aspektin ekonomik.

Në lidhje me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ 29 vjeçari vlerësohet maksimalisht nga Thiago Motta, të cilin e konsideron idealin për prapavijën.

Ishi i Sampdorias është një lojtar me shumë eksperiencë dhe e njeh mirë Serinë A pasi në të kaluarën u aktivizua në rradhët e Sampdorias dhe Interit.

Ndërsa gjigandi i Bavarisë kërkon ta shtojë cilësinë në këtë aspekt, për tu hedhur në sulm për trofetë e rëndësishëm, në Gjermani dhe Europë.

Milan Skriniar gjithashtu premton shumë për të ardhmen dhe në këto ditë të fundit të merkatos do të zhvillohet një supersfidë midis dy ekipeve me shumë traditë në ligat respektive dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy