Lot gëzimi dhe lot zhgënjimi: këto janë fytyrat e finales olimpike të tenisit në Paris 2024. Novak Djokovic mposhti rivalin Carlos Alcaraz 7-6 në një përballje emocionuese që i dha atij medaljen e arit.

“Kam dhënë zemrën dhe shpirtin për këtë medalje, e para në moshën 37-vjeçare”, tha ai në fund të ndeshjes.

Kjo është medalja e parë e artë olimpike për tenistin serb.

Karriera e jashtëzakonshme e Djokovic ka edhe rekorde të tjera si 24 tituj Grand Slam dhe numrin më të madh të javëve në vendin e parë në renditje për një tenist mashkull apo femër.

Ai gjithashtu ka një medalje bronzi të Lojërave Olimpike Verore, nga viti 2008, kur humbi përballë Rafael Nadal në Pekin.