Sfida me Barcelonën, Spalletti: Të fitojmë për Maradonën

Sfida me Barcelonën, Spalletti: Të fitojmë për Maradonën

Napoli luan një sfidë të rëndësishme ditën e nesërme me Barcelonën në Europa League. Pas ndeshjes së parë në Spanjë, që u mbyll në barazim 1-1, tashmë italianët do të kërkojnë fitore për të vazhduar më tej.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ky i fundit u shpreh se Napoli dëshiron të bëjë të lumtur tifozët me një rezultat pozitiv.

“Është gjithmonë një perspektivë e mirë, skuadra ka një mentalitet korrekt dhe një vullnet për të bërë të lumtur tifozët e saj. Nesër do të ketë shumë tifozë kundër Barcelonës, për ne është një forcë e madhe.

Pastaj ne do të kemi si tifozë atë, Maradonën. Ai do të bëj tifo nga lartë për ne dhe ne do të bëjmë maksimumin ta krenojmë.

Ne nuk e kemi Maradonën në ekip, por kemi 11 lojtarë të cilët formojnë një ekip vërtet të fortë”, u shpreh Spalletti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy