Holanda ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në "Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, tulipanët dhanë një shfaqje të bukur për tifozët e tyre, duke siguruar edhe pikët e para në këtë kompeticion.
Gjermania tani është në vendin e fundit të Grupit 1, në Ligën A me një pikë, kurse Holanda është në vendin e dytë me tre pikë, një më pak se Franca e vendit të parë.
Serinë e golave për hollandezët e hapi qendërmbrojtësi Virgjil Van Dijk që shenoi me kokë në minutën e 30, pas kthimit të topit nga traversa.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për “tulipanët”, ndërsa në të dytën, djemtë e Ronald Koemanit i shënuan edhe dy të tjerë.
Gjermani mori zemër në fillim të pjesës së dytë, mirëpo nuk arriti të shënojë asnjëherë.
Memphis Depay e shënoi golin e dytë në minutën e 87-të të ndeshjes, pas një gabimi në mesin e fushës nga lojtarët e Joachim Loëit.
Në fund të takimit për 3-0, shënoi lojtari tjetër nga radhët e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 92’.
Gjermania përballet me Francën në ndeshjen e ardhshme më 16 tetor, ndërsa Holanda me francezët do të ballafaqohet më 16 nëntor.



