Bayern në luftë për Gapko

Bayern në luftë për Gapko

  Me marrjen e drejtimit të stolit,  Julian Nagelsmann vijon të jetë maksimalisht i fokusuar tek projekti i të ardhmes.  Gjermani pas një periudhe të suksesshme tek Leipzig do të ketë në dorë fatet e pankinës së Bayern Munchen , detyrë që thekson shumë përgjegjësi. Por kampionët në fuqi të Bundesligës gjithmonë klasifikohen ndër pretendentët  kryesorë për të fituar çdo trofe dhe këtë rrugë duan ta bëjnë më bindëse  me lëvizjet në merkato .

Bayerni është koshient se sezoni i  ri do të ketë ulje -ngritjet e veta  pavarësisht se në Gjermani nuk ka  kundërshtarë por  duhet të bëjë një punë intensive për të konfrontuar Champions Leaguen . Objektivi i rradhës tashmë është deklaruar brenda mureve të ‘’ Allianz Arenas ‘’.  Sulmuesi i Psv Eindhoven Cody Gapko  ka treguar një nivel për tu duartrokitur në Eredivisie , kampionat që mbetet ndër më interesantët e Europës. 

 Pavarësisht se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ia lanë stafetën rivalëve historikë të Ajax Amsterdamit të cilët u shpallën kampionë,  për  ekstremin nga Eindhoven ka trokitur fati në derë .

Traineri 33 vjeçar i ka vënë menjëherë në dijeni drejtuesit të cilët kanë filluar kontaktet e para me ato të hollandezëve për arritjen e këtij akordi .

Një aspekt që ndoshta  mund ta ndërlikojë operacionin  është se kontrata e firmosur me gjigandët e Eredivisies do ta ketë stacionin e fundit në 2025- sën dhe  drejtuesit e tyre kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë  .  

 Interesi i Bayern-it mund ti përshpejtojë hapat  në funksion të largimit të  talentit nga ‘’ Phillips Stadion ‘’.  

Kjo histori nuk ka mbetur me kaq sepse Cody Gapko ndiqet  edhe nga Marseille , por pa diskutim që emri bavarezëve ka një domethënie  të veçantë për vetë historinë që i karakterizon gjermanët. Potencialin e tij 22 vjeçari arriti ta shfaqë edhe  në Europian me ‘’ Tulipanët ‘’  ,  kombëtare që  nuk shkoi dot më tepër se faza e 1/8-tave në të cilën u eleminua nga Republika Ceke.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy