
Rikthimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ ka shënuar nisjen e një epoke të re për Manchester United . Luzitani është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të historisë së ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ me të cilët ka fituar shumë trofe në të kaluarën por prezenca e tij duket se do të ketë një ndikim direkt në qëndrimin e yjeve tek 20 herë kampionët e Premier Leagues .
Eshtë pikërisht Paul Pogba me të cilin Manchester United ka avancuar në lidhje me rinovimin , lajm që është deklaruar nga ‘’ The Atheltic ‘’ , portal që thekson se prezenca e 5 herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ i ka shërbyer mesfushorit për të bërë hapa përpara në favor të rinovimit me gjigandët e Anglisë përtej 30 qershorit të 2022- shit , datë kur do të finalizojë kontratën aktuale.
Gjithsesi s’duhet anashkaluar se pas dere mbeten Real Madridi dhe Paris St Germain por situata aktuale e 28 vjeçarit thekson se shanset për tu larguar nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ janë pothuajse zero .
Fakti se për disa sezone nuk ka mundur të fitojë trofe të rëndësishëm është një motiv më tepër për skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer që do të ketë një siguri në ofensivë siç është ylli nga Madeira i cili s’ka të ndalur me progresin , gjë të cilën e tregoi edhe në fundjavë me një debutim brilant që u shoqërua me dy gola .



