
Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, ndaj Interit me rezultatin 2-0. Një sfidë spektakolare, ku në pjesën e parë ziklatërit ishin dominues me disa raste për shënim, ndërsa e dyta foli për “Zonjën e Vjetër”.
Në të dy golat e Juventusit, protagonist ishte Kostic, i cili pas kundërsulmeve, fillimisht tha asist për Rabiot në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 84-t, ishte një tjetër kundërsulm, ku këtë herë Kostic asistoi për Fagioli.
Me këtë fitore Juventusi kalon Interin në renditje, me skuadrën e Allegrit që shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Interi në vendin e 7-të me 24 pikë.



