
Sokol Cikalleshi, do të ndryshojë skuadër në këtë merkato janari. Sulmuesi është pjesë e Konyaspor, por problemet e pagave me klubin turk, e kanë detyruar shqiptarin të shikojë për një aventurë të re.
Sipas raportimeve nga Turqia, Cikalleshi do të largohet nga Konyaspor dhe pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Janë disa klube saudite që duan shërbimet e sulmuesit 33-vjeçarit, ndërsa thuhet se Al Khaleej, dëshiron ta rikthejë lojtarin, që një sezon më parë e kishte në huazim.



