Manchester City, deklaron objektivat e merkatos

Manchester City, deklaron objektivat e merkatos

Manchester City po përjeton një moment të vështirë për sa i përket performancave në Premier League dhe Champions League.

Pep Guardiola në bashkpunim me drejtuesit po punojnë me shumë përkushtim për ti nxjerrë ‘’ Qytetarët ‘’ nga gropa ku kanë rënë në fazën vendimtare të sezonit.

Mungesa e Rodrit, shtuar edhe largimin e Julian Alvarezit nga ‘’ Etihad ‘’ në verën e kaluar po i japin efektet tashmë por s’duhen harruar as dëmtimet e Kevin De Bruyne, John Stones, Ruben Dias dhe Nathan Ake, të cilët vijojnë ta shqetësojnë numrin një të stolit.

Situata është tejet e rënduar dhe traineri i Barcelonës ka deklaruar objektivat gjatë merkatos dimërore, i cili mbështetet fuqimisht nga presidenti Khaldoon Al Mubarak.

Drupal Ad

Ndër emrat më të lakuar referuar mesfushës përfshihen Martin Zubimendi, Bruno Guimaraes apo Samuel Ricci, ndërsa për prapavijën Antonee Robinson dhe Jeremie Frimpong e kanë bindur katalanasin.

Ja vlen për tu përmendur se anglezët po zhvillojnë një sezon për tu harruar në krahasim me pararendësit, fakt i reflektuar me renditjen në vendin e 7-të në tabelë, me 1 pikë larg Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy