Humbja me Laçin, Dede: Partizani nuk tregon vazhdimësi, u bënë disa ndeshje që shpërdorojnë avantazhin

Humbja me Laçin, Dede: Partizani nuk tregon vazhdimësi, u bënë disa ndeshje që shpërdorojnë avantazhin

Trajneri Nevil Dede, analizoi humbjen e Partizanit ndaj Laçit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se Partizani nuk po tregon vazhdimësi në këtë kampionat.

Sipas tij, një nga arsyet për humbjen e sotme, është edhe ndryshimi i shpeshtë i formacionit nga trajneri Kolela.

Deklarata e Kolelës? Ndoshta është taktike, sepse e ka bërë edhe herë të tjera. Ndoshta e ka një metodë të tij. Më vonë e zbuti deklaratën.

Ka presidentë që nuk të durojnë me të tilla deklarata. Ka edhe klube të tjera, si Partizani që kanë lidhje ndoshta edhe në mendime, që ta marrë peshën për vete.

Çdo njeri e shikon ndeshjen, sipas një pritshmërive që ka. Partizani e nisi ndeshjen në mënyrën e duhur. Nuk mund të jem korrekt për arsyet e humbjes. Një nga arsyet që humbi Partizani, është lëvizja e shpeshtë e formacionit. Ndryshuan rreshtim përsëri. Për herë të parë e pashë të luajnë 4-3-3. Atanaskoski dhe Telushi u futën dhe nuk bënë aq sa pritej.

Cara nuk është në pritshmëritë e tij. Partizani nuk po tregon vazhdimësi. Nuk më pëlqen mënyra sesi e menaxhojnë ecurinë e kampionatit. Menaxhimi i 90 minutëshit nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen si Partizani sillet gjatë një ndeshje. U bënë mbi 5-6 ndeshje që shpërdorojnë avantazhin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy