
Ramadan Ndreu nuk është më trajner i Kastriotit. Ka qenë vetë klubi krutan, që nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, kanë bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me 55-vjeçarin.
Humbja e fundit ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për Ndreun, skuadra e të cilit këtë sezon shfaqi probleme të mëdha.
Ndreu u dënua edhe nga Komisioni i Disiplinës me 12 ndeshje pezullim, për shkak se goditi lojtarin e Skënderbeut, Leonit Vitija.
Pas 15 javëve kampionat, Kastrioti mban vendin e fundit në renditje me vetëm 8 pikë të grumbulluara dhe rënia nga kategoria duket pranë.



