Sfida mes Vllaznisë dhe Partizani, e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës nuk prodhoi fitues. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola, pavarësisht rasteve për shënim nga të dyja skuadrat.
Një barazim, që nuk i bën punë asnjërës skuadër, në objektivin që kanë, për t’u kualifikuar në Kupat e Europës. Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e pestë me 42 pikë.
Në orën 20:00, Kukësi do të inaugurojë stadiumin e ri, teksa aty do të sfidojë Laçin e vendit të dytë.



