Manchester City, superofertë për Florian Wirtz

Manchester City, superofertë për Florian Wirtz

Tek Manchester City ka filluar të punohet fuqimisht në lidhje me merkaton e verës.

Traineri Pep Guardiola do të mundohet të bëjë zgjedhjet më të mira, për ti rikthyer ‘’ Qytetarët ‘’ aty ku e meritojnë sa më shpejt.

Katalanasi është pa dyshim një ndër më të mirët në këtë profesion, i cili po punon me shumë përkushtim për të gjetur zëvëndësuesin e Kevin De Bruyne.

Belgu në kohët e fundit ka marrë disa oferta, kryesisht nga Arabia Saudite dhe kur flitet për këtë ligë, dihet që janë tejet tunduese.

Ishi i Barcelonës ka vepruar shpejt, i cili është impresionuar nga Florian Wirtz i Bayer Leverkusenit.

Sipas tabloidit ‘ The Mirror ‘, oferta e Khaldoon Al Mubarak i arrin 117 milionë eurot për yllin e ‘’ Aspirinave ‘’.

Edhe pse në aspektin kolektiv skuadra e Xabi Alonsos ka patur një rënie të theksuar rendimenti, paraqitjet e 21 vjeçarit ia kanë përforcuar idenë numrit një të stolit bardhekaltër se është i duhuri për të ardhmen e mesfushës.

15 gola dhe 13 asiste në 39 sfida është kontributi i Florian Wirtz me kampionët në fuqi të Bundesligës dhe drejtori sportiv i britanikëve Hugo Viana bashkë me Txiki Begiristain po punojnë për ta transferuar në ‘’ Etihad ‘’.

E ardhmja e Manchester City-t do të varet kryesisht nga blerjet gjatë merkatos së verës, të cilat do të mbështeten pa diskutim nga Khaldoon Al Mubarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy