
Kosova është spektakolare! “Dardanët” e drejtuar nga trajner Bernard Challandes bëjnë një hap historic duke u kualifikuar për në fazën kualifkuese të Ligës së Kombeve pas fitores së madhe të arritur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një triumf i jashtëzakonshëm i Kosovës përballë tifozerisë së saj e cila e kishte mbushur plot stadiumin në përkrahje të skuadrës së tyre që i dha një fitore të madhe.
Vendasit fituan me rezultatin e pastër 4-0 ku dhuruan një 90-minutësh spektakolar përballë Azerbajxhanit që ishte e pafuqishme përballë sulmeve të Kosovës që e mbyll grupin në vendin e parë.
Arbër Zeneli me triplentën e tij, goli i mbrojtësit Amir Rahmani dhe i dhanë suksesin e madh skuadrës së tyre duke përmbushur misionim e pare, kualifikimin në fazën play off të Nations League.
Më poshtë golat e ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan.
Goli i parë i shënuar nga Zeneli
Goli i dytë i shënuar nga Zeneli
Goli i tretë i shënuar nga Rahmani
Goli i katërt i shënuar nga Zeneli



