Ulpiana mposht Gjilanin në minutën e 99-të, spektakël në Maqedoninë e Veriut

Ulpiana mposht Gjilanin në minutën e 99-të, spektakël në Maqedoninë e Veriut

Ulpiana ka marrë një fitore surprizuese ditën e sotme në kampionatin kosovar, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-3 Gjilanin. Kur sfida ishte mbërthyer në shifrat 2-2 dhe dukej se do të mbyllej në barazim, një gol i Shalës në minutën e 99-të i dha fitoren Ulpianës, që shijon 3 pikët e para për këtë sezon.

Ndërkohë Drita mposhti me rezultatin 0-2 Drenicën në transfertë, falë golave të Ajzerajt në minutën e 14-të dhe Namani në minutën e 55-të.

Fitore në transfertë ka korrur edhe Prishtina, që mposhti me përmbysje Dukagjinin. Golat e Hotit dhe Krasniqit në pjesën e dytë, e bënë të pavlefshëm golin e Dallkut. Pas javës së pestë, në Kosovë Ballkani dhe Drita ndajnë dy vendet e para me nga 11 pikë, ndjekur nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë.

Në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës është rithyer te fitorja, teksa ka mposhtur 0-2 Skopjen në transfertë. Shkupi mposhti 3-0 Borecin, ndërsa Renova fitoi derbin e shqiptarëve ndaj Strugës, me rezultatin 1-0.

Pas javës së shtatë, kampionati në Maqedoninë e Veriut është bërë akoma edhe më spektakolar, teksa 4 skuadrat e vendeve të para, Shkupi, Akademija Pandev, Renova dhe Rabotnicki janë në kuotë të barabartë pikësh, 14, ndërsa ndjek Struga me 12 pikë dhe më pas Shkëndija me 10 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy