Shënoi dopietë, Cara: Shkojmë me moral ndryshe në ndeshjen tjetër

Shënoi dopietë, Cara: Shkojmë me moral ndryshe në ndeshjen tjetër

Tedi Cara, ishte lojtari më i mirë në fushë, në fitoren 4-1 të Partizanit ndaj Atletic Escaldes. Sulmuesi realizoi dy gola, që vulosën pjesën e parë. Për MCN TV, Cara deklaroi se shënimi i golave u kthye në problem psikologjik, pas eliminimit nga Bate Borisov, por shtoi se në ndeshjen e radhës, skuadra do të shkojë me moral tjetër. “Kur hyra në driblim, nuk kisha zgjidhje. Doja ta zgjidhja vetë. Mendoj se ishte edhe fati im që doli topi aty në qendër. Që në ndeshjen e parë ndaj Bate Borisov, kemi humbur shumë raste për shënim. Ai eliminim, na ka dhembur shumë, erdhi për shkak të gabimeve tona. Nga ato dy ndeshje, e kemi pak psikologjike shënimin e golave. Sot që shënuam 4 gola, do shkojmë me moral tjetër në ndeshjen e radhës. Pas ndeshjes së parë me kritika, duhet të zhvillonim një ndeshje të mirë dhe me gola. Shënuam, por duhet të bënim më shumë lojë. Skuka më hapte më shumë hapësira, ndërsa Mba është pozicion tjetër, sepse duhet t’i qëndrosh afër.”, u shpreh Cara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy