Interi humbi dy objektivat e merkatos, Marotta: Dybala nuk na duhej

Interi humbi dy objektivat e merkatos, Marotta: Dybala nuk na duhej

Interi brenda pak ditësh, humbi dy objektivat e merkatoas, Paulo Dybala dhe Gleison Bremer. Fantazisti argjentinas, u transferua te Roma, ndërsa mbrojtësi do të vazhdojë karrierën te Juventusi.

Duke folur për këtë, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, deklaroi se zikaltëir nuk kishin nevojë për Dybala dhe nuk do të kishte hapësira në skuadër, ndërsa për Bremer u shpreh se ishin në tratativa, por e mori Juventusi sepse ofroi më shumë.

 U fol shumë për Dybala, ai është një lojtar serioz dhe një profesionist i vërtetë, por te Interi ne kemi një repart të avancuar me shumë vlera. Nuk kishte hapësira për të, jo sepse ai nuk është i zoti, por thjesht ne nuk kishim nevojë. Roma është vendi i duhur për të, një skuadër ku mund të ndihet lider.

Për Bremer, Ausilio punonte prej muajsh. Kishim një tratativë të avancuar, por Juventusi erdhi me një ofertë më të mirë dhe kështu funksionon në futboll, presidentët e klubeve bëjnë krahasimet mes ofertave që vijnë dhe ashtu vendosen transferimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy