Mbrojtësi i Manchester City, realizoi ditën e djeshme golin e parë në Champions League, por nuk mund t’i gëzohet shumë këtij goli.
Lojtari nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka zbuluar se menjëherë pas golit të shënuar, babai i tij kishte ndërruar jetë.
“Dje shënova golin tim të parë në Ligën e Kampioneve dhe vetëm pak minuta pas kësaj, babai im ndërroi jetë. Ndoshta ishte e shkruar të ndodhte kështu. Duke më parë mua të luaj, e bëri atë krenar dhe të lumtur. E di që je gjithmonë me mua babi, do jesh gjithmonë në zemrën tim. Ky gol ishte për ty”, shkruan Ake.



