Xhamat antiplumb shpëtuan Dortmundin nga tre shpërthimet, ushtria mori në mbrojtje lojtarët

Xhamat antiplumb shpëtuan Dortmundin nga tre shpërthimet, ushtria mori në mbrojtje lojtarët

Tre shpërthimet që tronditën autobusin e Borusias së Dortmundit rrugës për në stadium para ndeshjes me Monakon fatmirësisht nuk shkaktuan dëme serioze.

Megjithatë, bilanci mund të kishte qenë shumë më i rëndë sikur xhamat e mjetit të mos ishin antipluimb. Sipas mediave gjermane, ky element luajti një rol vendimtar në minimizimin e pasojave të shpërthimeve pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi verdhezi.

Mbrojtësi spanjoll Mark Bartra mbeti i lënduar lehtë në dorë dhe u dërgua menjëherë në spital. 

Ndërkohë, menjëherë pas shpërthimit futbollistët e Borusias u morën nën kujdes nga forcat e ushtrisë, të cilat i shoqëruan lojtarët nën masa të forta sigurie, edhe pse distanca nga vendi i shpërthimeve deri në hotel është e afërt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy