Leao: Mbappe, tifoz i Milanit dhe duhet të vijë këtu

Leao: Mbappe, tifoz i Milanit dhe duhet të vijë këtu

Rafael Leao, është një nga lojtarët më të mirë dhe kryesor te Milani. Sulmuesi portugez, premton shumë për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Lojtari rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions League, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Leao foli për dëmtimin, ndërsa ftoi një nga lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, që t’i bashkohet Milanit, duke thënë se është tifoz i kuqezinjve.

Mos u shqetësoni për dëmtimin tim. Do të rikthehem shpejt. Atmosfera te Milani është më e mira që kam shijuar ndonjëherë. Momenti më i bukur ishte kur fituam titullin.

Kylian Mbappe është një tifoz i Milanit, ai duhet të vijë këtu. De Ketelaere do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të shkëlqyera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy