Triumf me “poker” golash për Fiorentinën, Vlahovic shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Triumf me “poker” golash për Fiorentinën, Vlahovic shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Fiorentina ka shkatërruar me shifrat 4-0 Salernitanën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Skuadra nga Firence nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim fitoren, duke u shfaqur dominuese në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e supergolit të shënuar nga Bonaventura në minutën e 31.

Në pjesën e dytë, ishte Dushan Vlahovic që shkëlqeu duke shënuar dy herë në minutat 51 dhe 84, ndërsa e vulosi rezultatin në 4-0 Maleh në minutën e 90.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 30 pikëve, në vendin e pestë, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit me 8 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy