Milani, opsion për Nacho Fernandez

Milani, opsion për Nacho Fernandez

Nacho Fernandez është një ndër lojtarët i cili do ta përfundojë kontratën me Real Madridin në fundin e sezonit aktual.

Seria A përsëri është shëndërruar në një destinacion të mundshëm për spanjollin, lojtar që tashmë pretendohet nga Milani.

33 vjeçari mban një eksperiencë të gjatë mbi supe me ‘’ Galaktikët ‘’, skuadër të cilës i ka qëndruar besnik gjatë karrierës dhe drejtuesit e kuqezinjve tanimë ia kanë hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’.

Avantazhi i italianëve është se nëse do të kenë sukses, do të mund të përfitojnë shërbimet e Nacho Fernandez me parametër zero, i cili nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në 11-shen e Carlo Ancelottit pasi e ka humbur duelin me Eder Militaon, Antonio Rudiger dhe David Alaban.

Mbetja në prapavijë tashmë e ka mbushur kupën për lojtarin nga Alcala de Henares, për të cilin në të kaluarën shfaqi interes edhe Roma.

Gjithsesi, koha është e mjaftueshme për lojtarin në fjalë për të vendosur se tek cili ekip do të transferohet për pjesën e mbetur të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy