Presidentin e Tiranës nuk e kënaq fitorja, Halili: Lojtarë të mbivlerësuar, jemi larg pritshmërive

Presidentin e Tiranës nuk e kënaq fitorja, Halili: Lojtarë të mbivlerësuar, jemi larg pritshmërive

Pavarësisht se Tirana mori një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit me rezultatin 3-2, përsëri presidenti i bardhebluve, Refik Halili, nuk ka mbetur i kënaqur.

Në prononcimin pas ndeshjes, Halili nuk i kurseu kritikat për skuadrën, ku tha se lojtarët janë të mbivlerësuar dhe janë larg prtshmërive të fillim-sezonit.

Prisja që skuadra të bënte diçka më mirë se sa bëri. Për ne sot më e rëndësishme ishte fitorja, tri pikët. Kisha besim se skuadra do e merrte fitoren sot, por mënyra se si luajtëm na vuri në vështirësi shumë të madhe.

Shpresoj që skuadra nga dita në ditë të bëjë ndryshimin dhe duhet ta bëjë, sepse janë një kontingjent shumë i mirë lojtarësh me emra. Secili e di vetë se çfarë emri ka dhe për emrin që ka duhet të japë më shumë se sa i takon, sepse mendoj që janë futbollistët më të vlerësuar nga ana financiare në kampionatin shqiptar. Kjo është e padiskutueshëm sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë financash paguhen.

Futbollistët janë të mbivlerësuar. Përsa i përket lojës për të na kënaqur neve, për të marrë rezultate pozitive, janë shumë larg asaj që prisnim në fillim të kampionatit dhe vazhdojmë të presim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy