
Valencia nuk ka humbur shumë kohë, për të zgjedhur trajnerin e ri. Pas largimit të Gennaro Gatuso, drejtimi i skuadrës spanjolle, i është besuar Ruben Baraja.
Kjo është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Objektivi për Baraja është i qartë, të shpëtojë skuadrën nga rënia.
Momentalisht Valencia ndodhet në vendin e 18-të në zonën e ftohtë të La Ligas me vetëm 20 pikë pas 21 ndeshjesh të zhvilluara.



