Bylisi ka mposhtu Egnatian mininalisht, me një gol në minutat e fundit. Ishte Flamur Ruçi, ai që shënoi golin e fitores për ballshiotët dhe dedikimi ishte special për vëllain e tij, Mariglen Ruçi, i cili u gjend i asfiksuar pak ditë më parë në Angli.
Pavarësisht golit nga kundërshtari, tifozët e Egnatias e duartrokitën Ruçin, për t’i dhënë kurajo për dhimbjen e madhe.
Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tretë me 21 pikë.



