Lojtarët kyçë  tek Juventusi

Lojtarët kyçë tek Juventusi

Pas fitores së kupës së Italisë  Juventusi po  përgatitet për një revolucion të madh . Dështimi në fitimin e kampionatit dhe eleminimi i parakohshëm nga Uefa Champions Leagues i ka lënë një shije të hidhur ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e cila do të kërkojë rimëkëmbjen duke filluar nga  merkato .  Ndikimi i   koronavirusit i ka krijuar një lloj ngërci skuadrave  por gjithsesi e kanë gjetur zgjidhjen me shitjet  lojtarëve që s’kanë bindur .  Ish kampionët e Scudettos kanë zgjedhur vetëm 6 emrat e paprekshëm për Andrea Pirlon për sezonin vijues. Lista përbëhet nga  Mathijs De Light , Cuadrado , Chiesa  , Bonucci , Kulusevski dhe  Danilo . Këto komponentë janë pjesë e pandashme e strukturës së ekipit e cila pa dyshim do të fuqizohet në merkato.  Por gjithashtu  Juventusi do të jetë shumë vigjilent për largimet . Ndër lojtarët e përfolur për të lënë ‘’ Allianz Stadium ‘’ është Cristiano Ronaldo . Portugezi është zhgënjyer nga perforcmanca e Juventusit dhe pas tij janë Sporting Lisbona , Manchester United dhe Real Madridi .   Në lidhje me këtë çështje 36 vjeçari është shprehur se  dëshiron të luajë edhe për dy sezone në nivele të larta dhe më pas të udhëtojë drejt  ‘’ Jose Alvalades ‘’ aty ku hodhi hapat e pare si profesionist .   Por listës nuk i shpëtojnë as  Rabiot , Demiral , Ramsey dhe Bernardeschi  .  Në fije të perit është edhe Andrea Pirlo  që konsiderohet si shkaktari kryesor i kësaj gjëndje .  Për këtë arsye drejtuesit i kanë hedhur menjëherë grepat tek Gian Piero Gasperini qe e ka ngritur emrin e Atalantës në piedestal në vitet e fundit . 63 vjeçari konsiderohet një legjendë tek ‘’ La Dea ‘’ e cila ka treguar se është një rival që s’duhet nënvlerësuar si në Serinë A dhe në Champions League .   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy