
Paraqitja e bërë në ndeshjen e parë të Portugalisë kundër Ganës ia ka shtuar bindjet drejtuesve të Barcelonës se Rafael Leao duhet të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ në merkaton vijuese.
Sipas të famshmes ‘ Relevo ‘ , katalanasit kanë menduar ti vënë pikën kësaj historie pas përfundimit të Botërorit të Katarit dhe në krahun tjetër , Milani vijon të japë maksimumin për të siguruar qëndrimin e sulmuesit.
Kontrata e 23 vjeçarit me ‘’ Djallin ‘’ përfundon deri në 2024-tën dhe hyrja në garë e spanjollëve është një sinjal se duhet ti përshpejtojnë aksionet në funksion të qëndrimit të golashënuesit në mitikun ‘’ San Siro ‘’.
Gjithsesi , ‘’ Blaugranët ‘’ s’do ta kenë të lehtë sepse klauzola e përcaktuar për prishjen e kontratës me kampionët në fuqi të Scudettos arrin 100 milionë eurot dhe duke patur parasysh problemet e kësaj skuadre në aspektin ekonomik , arritja e marrëveshjes parashikohet shumë e vështirë.
S’duhet përjashtuar edhe shitja e mundshme e ishi-t të Sporting Lisbonës pasi edhe Real Madridi dhe Chelsea po luftojnë për shërbimet e tij dhe në rastin e mospatjes sukses Milani mund të rrezikojë largimin e shtatlartit nga Almada me parametër zero, fakt i cili po tentohet të evitohet nga shtatë here fituesit e Champions Leagues.



