Sfidë interesante në La Liga për Fabian Ruiz

Sfidë interesante në La Liga për Fabian Ruiz

 Situata e ndërlikuar e Fabian Ruiz tek Paris St Germain nuk e ka shmangur vëmëndjen e ekipeve cilësore për mesfushorin .

Në La Liga do të luhet një sfidë tejet emocionuese ndërmjet tre pretendentëve dhe  drejtuesit e kryeqytetasve kanë deklaruar se do të tentojnë të rikuperojnë sa të jetë e mundur nga 23 milionë eurot e shpenzuara për spanjollin.

Barcelona , Real Betisi dhe Atletico Madridi mendojnë ndryshe nga Christophe Galtier dhe ja kanë hapur dyert për tu rikthyer aty ku filloi të spikasë.

Për sa i përket ‘’ Blaugranëve ‘’ , numri një i stolit Xavi Hernandez beson se me aftësitë e tij , 26 vjeçari do t’ia shtojë cilësinë këtij reparti pasi gjithashtu është një lojtar polivalent .

Ndërsa andaluzët asnjëherë nuk e kanë harruar kontributin e dhënë në të kaluarën dhe për Manuel Pellegrinin do të ishte një privilegj rikthimi i Fabian Ruiz në ‘’ Benito Villamarin ‘’, sidomos nëse andaluzët do të kualifikohen për në Champions League.

E njëjta gjë vlen edhe për Atletico Madridin , ekip që nuk e ka filluar ashtu siç duhet sezonin dhe mori një goditje të fortë me eleminimin nga grupet nga turneu më prestigjoz europian , episod që ka shkaktuar dyshime për të ardhmen e disa komponentëve të rëndësishëm të ‘’ Los Colchoneros ‘’ , ndër të cilët përfshihen edhe Rodrigo De Paul , Tomas Lemar por edhe Diego Simeone.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy