
Këmbngulja e madhe e Manchester United për të përfituar shërbimet e Kieran Tripper ka marrë goditjen e parë nga Atletico Madridi . Ashtu siç parashikohej , sipas As “ Los Colchoneros ‘’ e kanë refuzuar largimin e anglezit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për aryse se oferta e bërë nuk ka rezultuar në lartësinë e pretendimeve të kryeqytetasve . Eksperienca për të në Spanjë është shoqëruar nga një hap historik nga të besuarit e Diego Simeones të cilët pas 6 sezonesh mposhtën më në fund dominimin e Real Madridit dhe Barcelonës.
Duke qenë se jemi në prag të fillimit të Europianit Kieran Trippier ka preferuar të rezervohet për arsyen e të mos humburit të përqëndrimit në funksion të një evenmienti ku Anglia konsiderohet një favorit potent për tu shpallur kampion . Pavarësisht se Ole Gunnar Solskajer e ka të mirëmbuluar pozicionin e krahut të djathtë me Wan Bissaka , norvegjezi konsideron se kalimi i mundshëm i britanikut në ‘’ Old Trafford ‘’ do ta linte të qetë gjatë sezonit të ri të cilin Manchester United do ta startojë me shpresa të rinovuara .
Anësori i lindur në Bury nuk e anashkalon faktin se në të ardhmen mund të bëhet pjesë e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ por 20 herë kampionët e Premier Leagues do ta kenë shumë të vështirë të bindin drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për të hequr dorë nga një komponent shumë i rëndësishëm sepse do të prishnin harmoninë brenda tyre dhe do t’i jepnin shansin e përforcimit një kundërshtari shumë të fortë në Uefa Champions League .
Për më tepër Manchester United ka marrë mësim nga sezoni i kaluar sepse dështoi në finalen e Uefa Europa League duke mbetur me duar bosh në aspektin e titujve dhe kërkon të rikuperojë terrenin e humbur por siç duket objektivat s’do të jenë të lehtë për tu realizuar sidomos kur flitet për lojtarë kyç në ekipet e kësaj kategorie. Kështu që shansi për rikthimin në kampionatin që i dha famë është reduktuar ndjeshëm me përgjigjen kategorike të madrilenëve, por Manchester United vijon ti mbajë të ndezura shpresat se kjo histori mund të pësojë ndryshime gjatë javëve të ardhshme .



