Liridon Latifi nuk është më lojtar i Vllaznisë. Vetë klubi shkodran, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar largimin e sulmuesit. Gjatë dy viteve me fanellën kuqeblu, Latifi fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe në 67 ndeshje shënoi 16 gola e 9 asiste. Lojtarit i kishte përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit. “Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin Liridon Latifi. Ne e falënderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, thuhet në komunikatën e klubit.



