
Në orët e fundit Barcelonës i është vështirësuar rruga për arritjen e një objektivi në merkato. Ivan Fresneda , i cili aktivizohet në rradhët e Real Valladolid ka tërhequr vëmëndjen edhe të Real Madridit dhe Juventusit, një kërcënim serioz për katalanasit , të cilët nuk po kalojnë një situatë të mirë në aspektin ekonomik. Në të kaluarën 18 vjeçari ishte pjesë e akademisë së ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe më pas iu bashkua ‘’ Vjollcëve ‘’ , skuadër në të cilën është titullar i padiskutueshëm. Nuk përjashtohet që në javët vijuese të përfshihen të tjerë kandidatë , si përshembull Arsenali dhe Borussia Dortmundi , drejtuesit e të cilëve po e monitorojnë prej një kohe të gjatë Ivan Fresnedan. Nëse i referohemi Real Valladolidit duhet theksuar se në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Segunda Division , fakt që mund ta përshpejtojë largimin e madrilenit nga ‘’ Jose Zorrilla ‘’ , shitja e të cilit mund të rezultojë më e shtrenjta në historinë e ‘’ Los Pucelanos ‘’.



