Gazetari i sportit, Edi Hajdini, deklaroi në emisionin “SportZone” në MCN TV, se do të luftohet deri në fund për mbijetesë, nga katër skuadrat e fundit, Dinamo, Egnatia, Kastrioti dhe Skënderbeu.
I pyetur se cila skuadër nuk duhet të rrëzohet, Hajdini tha se për historinë që kanë, Dinamo dhe Skënderbeu duhet të mbeten në Superiore, por gjithçka e vendos fusha.
Zërat për ndryshim të trajnerit, nuk i bëjnë aspak mirë Dinamos. Teuta me fitoren ndaj Egnatias, iu largua zonës së ftohtë. Të katër skuadrat e tjera janë aty-aty dhe do luftojnë deri në fund.
Kastrioti më ka surprizuar për mirë. Kanë bërë shumë mirë me Çelën trajner. Kanë akoma probleme për të rregulluar, por kanë treguar paraqitje të mira. Katër skuadrat e fundit do të tentojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën.
Për historinë, Dinamo nuk duhet të jetë në atë pozicion dhe të rrëzohet në Kategorinë e Parë. Po ashtu edhe Skënderbeu, për atë kënaqësi që i ka dhënë tifozëve shqiptarë, me arritjet në Europë.
Për sfidën mes Kukësit dhe Vllaznisë, Hajdini u shpreh se shkodranët morën atë që donin, ndërsa kuksianët luajtën me frikë, pasi në rast humbje, do të lëkundej pankina e Longos.
Kukësi ka 3 ndeshje që nuk merr fitoren. Një humbje ndaj Vllaznisë, do të lëkundte pankinën e Longos. Verilindorët bëjnë një futboll të hapur, por dje u pa një skuadër me frikë.
Vllaznia mori atë që donte, e tha edhe Brdaric këtë. Duhet të kemi parasysh se kishin edhe disa mungesa. Vllaznia është aty ku duhet të ishte.



