Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq për Romën në fundjavë, në sfidën ndaj Sassuolos.
Pas një provokimi të Berardit, shqiptarin nuk e mbajtën nervat dhe goditi kundërshtarin, duke u përjashtuar nga loja.
23-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro. Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për për takimet ndaj Lazios dhe Sampdorias.



