Romelu Lukaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Sulmuesi belg, është rikthyer te zikaltërit, 1 vit pasi u largua për skuadrën e Chelsea.
Këta të fundit ende zotërojnë kartonin e lojtarit, por e kanë huazuar atë të Interi për një sezon.
Në fjalët e para pas rikthimit, Lukaku u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se është rikthyer në shtëpi.
Një emocion i fort. Historia që kisha një vit më parë me këtë skuadër ishte e bukur, për mua dhe për tifozët. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj që të bëj më mirë se më parë. Tani duhet të punoj me skuadrën dhe të bëj më të mirën që mundem.
U riktheva në shtëpi. Familja ime në Milano kaloi shumë të mirë me fansat dhe shokët e skuadrës. Të gjithë më ndihmuan që nga dita e parë.. Jam i lumtur dhe mezi po pres të shikojë djemtë dhe fushën sërish.
Në këtë rikthim të tij te ziklatërit, Lukaku i ka habitur të gjithë, teksa do të mbajë fanellën me numër 90, ndryshe nga dy sezone më parë, ku mbante fanellën me numër 9.



