
Duke filluar nga ora 13:00, do të luhen dy ndeshje, të vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Vllaznia luan në transfertë me Kastriotin, në një ndeshje ku shkodranët janë të detyruar të fitojnë, pas rezultateve aspak pozitive në javët e fundit. Në krahun tjetër, te krutanët debuton trajneri Ardian Mema, i cili do të kërkojë ta nisë me rezultat pozitiv këtë aventurë të re.
FORMACIONET ZYRTARE:
KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Prenkoçeviç, Onanuga, Karakaçi, Hasani, J. Çela, Greca, S. Selmani.
VLLAZNIA: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Marku, Aralica.
Në ndeshjen tjetër, Egnatia pret në shtëpi Bylisin, në një sfidë ku rrogozhinasit vijnë si favoritë, duke parë rezultatet dhe renditjen. Ballshiotët nuk ndodhen në pozita komode dhe do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitive.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Goxhaj, Malota, Atanda, Lila, Fernando, Mëllugja, Zejnullahi, Musta, Xhekson, Camaj.
BYLIS: Teqja, Abazaj, Janku, Damçevski, Loran, Ruçi, Qoshku, Trumçi, Muçollari, Qardaku, Kaçorri.



